Ishte nën akuzë për përndjekje, arrestohet 35-vjeçari në Durrës
Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga ana e policisë, pasi Gjykata e Apelit në Durrësit i kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Përndjekja”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës,në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale,ndaluan shtetasin:
K.Z.,35 vjeç, banues në Durrës.
Për këtë shtetas Gjykata e Apelit Durrës, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Përndjekja”.