Ishte shpallur në kërkim, shqiptari arrestohet në Janinë, pritet ekstradimi

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana është arrestuar nga policia greke në Janinë.

Shqiptari është ndaluar mëngjesin e djeshëm siç informojnë burime zyrtare. Gjatë kontrollit policor, është zbuluar se ndaj tij kishte një urdhër ndërkombëtar kërkimi nga autoritetet shqiptare për veprën penale “moskallëzim krimi” që parashikon dënim maksimal prej 3 vjet burg.

Dosja në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë për nisjen e procedurave të ekstradimit.

SHKARKO APP