“Ishte tmerr, ai ulërinte në flakë”, çfarë ka mbetur në shtëpinë e të moshuarit që u dogj me qiri (VIDEO)

“Dëgjuam ulërima, bërtiste pafund e për t’i shuar flakët i hodhëm ujë mbi trup”. Detajet e frikshme të ngjarjes së ndodhur në mesnatë në një banesë njëkatëshe në Shijak, ku u dogj 68-vjeçari Hyqmet Shaqja, i tregon për “BalkanWeb” kunata e tij, Fatbardha Shaqja.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka shkuar në shtëpinë e tij njëkatëshe në Shijak, aty ku jetonte me djalin në errësirë, pasi prej kohësh rezultonin debitorë e iu ishte ndërprerë energjia elektrike. Atje nuk ka mbetur më asgjë, orenditë e fundit të shkrumbuara po i nxjerrin jashtë punonjësit e bashkisë, ndërsa muret e plasaritur dhe të nxira janë të vetmet që mund të tregojnë për ngjarjen e mbrëmshme, ashtu si edhe Fatbardha, kunata e të moshuarit që bashkë me familjarë të tjerë mundën t’i vinin në ndihmë.

foto5

Swiss Digital Desktop Reklama

foto6Ajo tregon për “BalkanWeb” se ishte pikërisht djali i të moshuarit ai që i lajmëroi në mesnatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrëmë para se të flinte nuk e kishte shuar qiriun. Siç duket qiriu i ka rënë në shtratin ku flinte dhe mori flakë shtati e më pas gjithë dhoma ku ai ishte në gjumë. Në dhomën tjetër flinte djali i tij, i cili kërkoi ndihmë menjëherë. Erdhëm po nuk dinim ç’të bënim se kunati ulërinte nga flakët në dhomë dhe nuk hynim dot. Thyem dritaren e dhomës që po digjej dhe hodhëm ujë për tu shuar flakët”,- tregon ajo.

Në dhomën ku flinte kishte vetëm një krevat një tavolinë, një televizor…atë kot e mbante sepse drita nuk ka. I janë djegur të gjitha gjërat”,- shton ajo.

E ndërsa na tregon për të moshuarin e të birin, nuk ka shumë për të thënë. Ata ishin zhytur në skamje, i moshuari s’merrte as pension e për të jetuar mblidhnin kanoçe.

“Sa për bukën e gojës, çtë bëjnë, por tani mbetën edhe pa shtëpi”,- shton më tej kunata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?