”Ishte xheloz”, daja i autorit tregon arsyet e krimit

Daja e autorit të krimit në familje në Durrës, ka treguar detaje nga motivet që mund të kenë çuar, Adriatik Kukës të vriste gruan e tij, Hazbien. Ai është shprehur për “Report Tv” se nipi i tij që vrau gruan me thikë, Ardian Kuka punonte si shofer i dejtorit të OSHEE-së dhe se kohët e fundit kishte filluar të bëhej xheloz.

”Ne jemi nga Korça, na turpëroi zonën, se Korça nuk mbahet për kështu krimesh. Mesa dinë unë shkonim mirë, bashkë shkonin. Kur filloi punë u bë xheloz. Më mirë ta ndante. Ajo ishte çupë e mirë, na respektonte. Ishte shoferi i drejtorit të OSHEE-së, ai i Durrësit ai Tiranës, s’e di por nuk kishin problem ekonomike. Një djalë kanë, një fëmijë të vogël, gjynah. E mora vesh kur pamë makinat e policisë, nuk dinim gjë”,-tha ai.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Spitalls në Durrës. Mësohet se Kuka ka qëlluar me thikë gruan e tij pas një konflikti. I pranishëm ka qenë edhe djali i tyre 10-vjeçar, i cili ka shoqëruar të ëmën në spital bashkë me vëllezërit e viktimës. Ndërkohë autori është në kërkim pasi është larguar me makinë nga vendngjarja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?