Ishte zhdukur prej 4 ditësh, çobani 47-vjeçar gjendet i pajetë në mal

Një 47-vjeçar çoban, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 21 tetor, është gjetur i pajetë në një mal në Selenicë.

47-vjeçari nga Elbasani me iniciale E.G ishte punësuar si çoban në atë zonë prej kohësh. Por për fat të keq ai u gjet dje pa shenja jete në malin e fshatit Gjormë.

“Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 24.10.2024, në malin e fshatit Gjormë, dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale, shtetasi E. G., 47 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte punësuar si çoban në atë zonë dhe prej datës 21.10.2024 kishte humbur kontaktet me pronarin e stanit ku punonte”,-njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet iu referuan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?