ISIS bën trafik organesh

 

Militantet e shtetit islamik të Sirisë dhe Irakut dyshohet se kryejnë trafik organesh. Agjencia prestigjioze “Reuters” ka siguruar një dokument që ngjason me një ligji fetar, sipas të cilës “jeta dhe organet e të pafeve mund të merren”. 

Ky dokument, i siguruar nga autoritetet amerikane, te cilët nuk kane konfirmuar zyrtarisht origjinalitetin e tij, shënon ndër të tjera se “vrasja dhe marrja e organeve nuk është e ndaluar dhe kjo përcaktohet dhe rregullin 68 të këtij ligji fetar”.

Ky dokument i siguruar nga “Reuters” ka tronditur mbarë opinionin publik, ndonëse në të nuk ofrohen prova nëse aktualisht ISIS bën trafik organesh. Materiali në fjalë, mban datën 31 janar 2015. Militantët e ISIS njihet për ekzekutimet e tyre makabre me prerje koke të pengjeve perëndimor.

SHKARKO APP