ISIS ka një perandori 2 miliardë dollarëshe

 

ISIS është organizata terroriste më e pasur me të cilën janë përballur ndonjëherë shërbimet sekrete amerikane.

Ky lajm është bërë së fundmi me dije prej tyre, duke saktësuar se Shteti i Kalifatit Islamik ka në dorë një pasuri prej plot 2 miliardë dollarë. Me një buxhet, i cili furnizohet sidomos nga nafta dhe donacione private.

Nga këto, raportohet se 40 milionë dollarë kalojnë nëpërmjet nyjeve financiare të tilla si Kuvajti apo Katari.

Por përveç të ardhurave që vijnë nga grabitjet dhe kërcënimet, thuhet se pjesa më e madhe e pasurisë vjen nga shitja e paligjshme e naftës e cila përfundon në Turqi, Jordani dhe Iran. 

SHKARKO APP