ISIS kërcënon sërish Francën: Nuk do jetoni në paqe

 

ISIS ka publikuar një video pas sulmeve terroriste në Paris duke kërcënuar se do të vijojë të sulmojë Francën, raporton Reuters.

Në video shfaqet një person i cili deklaron se ndërsa forcat aleate vijojnë të bombardojnë pozicionet e ISIS, ata nuk do të gjejnë paqe. Terroristi madje shtoi se “njerëzit do të kenë frikë edhe të shkojnë në dyqan”.

Video është publikuar në median që zotëron ISIS.

Ndërkohë më dastë 12 nëntor është publikuar një tjetër video në cilën thuhej se “Shpejt shumë shpejt gjaku do rrjedhë si oqean”. Ky mesazh u duk më tepër një kërcënim për Rusinë, duke parë se ishte edhe në gjuhën ruse.

SHKARKO APP