ISIS: Masakra e Kalifornisë, u krye vullneti i Allahut

 

“Ju lutem, mos përdorni islamin ose myslimanët për masakrën. Feja jonë është kundër kësaj sjelljeje”, kështu deklaroi drejtori i Shoqatës Islamikë në Kaliforni pasi dy autorë të masakrës ku mbetën të vrarë 14 veta ishin myslimanë me prejardhje nga Lindja e Mesme.

Por ndërkohë xhihadistët në rrjet po e festojnë me hashtagun “Amerika po digjet”.

Sulmi nuk është marrë përsipër nga ISIS, megjithatë kjo nuk i ka ndaluar që të festojnë.

“Tre luanë na bënë krenarë, SHBA­-të po digjen. U krye vullneti i Allahut”, thuhet në statuset e xhihadistëve.

SHKARKO APP