ISIS në Tiranë! Videoklipi tmerron qytetarët, ndërhyn policia

 

Rreth 20 të rinj  kanë përfunduar të gjithë në komisariat, pasi tmerruan me dhjetëra qytetarë të Tiranës. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme Unazën e Re drejt qendrës tregtare TEG.

Rreth 20 të rinj, të cilët të mbuluar me veshje të zeza, qëndronin jashtë 3 makinave dhe lëviznin vazhdimisht nga Liqeni Artificial drejt TEG dhe anasjelltas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veshja e tyre ngjante me ato të terroristëve të ISIS, çka ka bërë që qytetarë të shumtë të njoftonin policinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Efektivët blu, që janë në gjendje gatishmërie, kanë ndaluar të rinjtë, duke i shoqëruar më pas në polici.

Por më pas rezultoi se ata ishin 20 figurantë të një videoklipi të ri të këngëtares Ronela Hajati, e cila më pas ka publikuar dhe një foto të saj me të rinjtë në Instagram.

Këngëtarja Hajati nuk kishte kërkuar më parë leje nga policia për filmimin e skenave të tilla në vende publike dhe as nuk e kishte menduar se do të sillte një keqkuptim ngjarja.

Pavarësisht se performanca e tyre shkaktoi mjaft frikë dhe panik policia i la menjëherë të lirë të rinjtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?