ISIS paralajmëron sulmin e radhës në Uashington

 

Një video e re e Shtetit Islamik ka paralajmëruar se vendet të cilat marrin pjesë në sulmet ajrore në Siri do të vuajnë të njëjtin fat si Franca, e cila u godit nga tre sulme të premten. Ajo në mënyrë specifike kërcënon një sulm në Uashington.

Të rejat nga sulmet në Francë:

Hetimi lidhur me sulmin është duke u zgjeruar ndërkohë që bota mban zi për viktimat. Një burrë në videon e radhës nga ISIS thotë se ashtu sikurse Franca u godit nga 3 sulme të njëpasnjëshme ditën e premte, të njëjtin fat do të ketë edhe Uashingtoni.
Nuk ishte menjëherë e mundur që të verifikohej vërtetësia e videos, njoftoi Reuters.
ISIS mori përgjegjësinë për sulmet në Paris të ditës së premte, ku u vranë 129 veta dhe 352 u plagosën. Policia është në vendosur në kërkime intensive të bashkëpunëtorëve. Sulmet ishin më të këqijat që janë zhvilluar në tokën franceze që prej Luftës së Dytë Botërore.
Burimi: Reuters
Përgatiti: S.L/Koha Jonë 

SHKARKO APP