“ISIS po na afrohet”, shqiptarët në kampin e Sirisë japin alarmin: Duam të largohemi, gjendja është e rrezikshme

Që pas vdekjes të prindërve, 17 vjeçarja Elona Shuli, kujdeset e vetme në Siri për Suhejdin, djalin e saj 3 vjeçar të lindur atje si dhe për 2 motrat Ermën e Jusrën e vëllain e vogël, Ibrahimin.

Situata në kampin Al Hawl është përkeqësuar me futjen e forcave te shtetit islamik të Sirisë dhe Irakut, megjithatë Elona u tregon familjarëve se vazhdojnë të jenë në dorën e autoriteteve kurde, ndërsa ISIS po u afrohet.

“Dëgjo, këtu nuk kam asnjë adresë që të flas me kryeministrin, po patët ju aty ma jepni të flas unë me të dhe e dyta e punës thuaj nënës nuk mund të flas dot me telefon se gjendja këtu është e rrezikshme. Mos u bëni merak, elhamdulillah do flasim çfarë do ndodh”, ka thënë Elona Shuli.

Siç dëgjohet në audion e siguruar nga Top Channel, 17 vjeçarja, pavarësisht vështirësive, përpiqet të gjej mënyrën për t’u kthyer në vendlindje; duke i kërkuar vetë qeverisë t’i largojë sa më parë nga terrori që po jetojnë./TCH

SHKARKO APP