ISIS po ndërton armë kimike

 

“Druhemi se xhihadistët do të kryejnë sulme me armë kimike”, kështu deklaroi kryeministri francez Manuel Valls dy ditë me parë. Amerika bashkë me disa shkencëtarë në Bagdad kanë zbuluar një aktivitet intensiv të ISSI në zhvillimin e armëve kimike.

Ata kanë rekrutuar disa shkencëtarë dhe kanë paguar shuma marramendëse për të krijuar armë kimike. Bastisja e garnizoneve siriane u ka lejuar xhihadistëve që të zotërojnë lëndë për krijimin e tyre.

Një ish-kimist në qeverinë e Saddam Hussain thotë se rreziku nga armët kimike është i paimagjinueshëm.

“Ata kanë mjetet e duhura për të krijuar armët kimike dhe shkencëtarët e duhur. Ata po krijojnë armë të forta që mund të shkaktojnë dëme të paimagjinueshme. Ligësia e tyre mund të sjellë pasoja të rënda për njerëzimin. Fuqitë e mëdha duhet të parandalojnë krijimin e këtyre armëve pasi ata po prodhojnë disa armë kimike hibride që nuk kanë ekzistuar më parë”, thotë ish-kimisti që ka preferuar të mbetet anonim.

SHKARKO APP