ISIS po përgatit sulm masiv e të njëkohshëm në disa shtete të Europës

 

ISIS po pergatitet te godase perseri. Një ish­-xhihadist gjerman i cili është arratisur nga ISIS ka deklaruar se xhihadistët po përgatisin një sulm masiv në Europë.27­vjeçari Harry S., ka folur për të përditshmen gjermane “Der Spiegel” rreth planit gjakatar të ISIS. “Ata po përgatisin diçka të madhe. Një sulm si i Parisit, por që do të ndodhë në të njëjtën kohë në disa shtete”, tha ai.

‘Tema’ raporton se sipas 27­vjeçarit ISIS u ka kërkuar të gjithë luftëtarëve të huaj të kthehen në vendet e tyre dhe të kryejnë sulme.“Gjithçka nevojitet për të krijuar panik është një thikë, apo një bombë artizanale. ISIS po përgatit një sulm masiv që mund të ndodhë shumë shpejt”, ka rrëfyer ish­xhihadisti.

SHKARKO APP