Islami: Rama, sekser i një grupimi të caktuar në Perëndim. PD u përça nga ”non-grata” e Berishës

Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami thotë se PD-ja u përça pas shpalljes ”non-grata” të Sali Berishës ng Amerika, por edhe përpjekjeve të mëdha të Ramës për të realizuar një gjë të tillë. Nga ana tjetër, Islami shprehu rezerva për Lulzim Bashën, për të cilin tha se i ka treguar se kishte presion nga ambasadorja amerikane për të dëbuar Sali Berishën.

“Edhe në amerikë ka rregulla që nuk mund të rrish më shumë se dy mandate në pushtet. Edi Rama mburret që do të rrijë 4 apo 5 mandate aq më tepër që futet me mish e me shpirt për të përçarë opozitën. Opozita nuk ishte e përçarë para shpalljes “non-grata” të Sali Berishës. Ajo u përca kur ndodhi kjo. Basha më tha në një mbledhje që mua më kanë bërë presion dhe ky ishte një turp tjetër për të. Por kush të ka bërë presion. Ambasadorja amerikane. Pra nxori dhe ambasadorin të poshtër që i ka bërë presion që të pranojë të largojë Saliun. Amerika nuk e pranon këtë”, u shpreh ish-ministri në ”A2cnn”.

Në rastin e Ramës që po kërkon një mandat të kartët, Islami tha se mendon se ai mund të jetë sekseri i një grupimi të caktuar në Perëndim. ”Është hera e parë që Rama merr mbështetje dhe për mandatin e katërt. Kjo më çudit. Kjo më lë të kuptoj që ka diçka. Mendoj që Rama është seksesi i një grupimi të caktuar në perëndim, është miku më i ngushtë i Soros”.

SHKARKO APP