Ismail Kadare merr “Çmimin e Karrierës”

Ditën e sotme është zhvilluar edicioni i dytë i ndarjes së çmimeve Kombëtare 2017. Shkrimtari Ismail Kadare është shpallur fitues i “Çmimit të Karrierës”.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Kadare ka ironizuar në mënyrën që vetëm ai di ta bëjë, duke cilësuar këtë event “ngjarje botërore”. “Dua tju falenderoj nga zemra për këtë sallë që jemi mbledhur. Keni ardhur keni lënë shtëpitë tuaja në këtë ditë, të një ngjarje botërore, dhe unë e çmoj dyfish ngjarjen. Nuk di ç’të them jam i nderuar jam i përkëdhelur nga këto fjalë.

Nuk do të shfaqja as modesti, jashtë këtyre mendoj se arti shkenca, sfera e mendimit është mbi këto dhe ne të gjithë jemi anëtarë të një familje të një niveli që ka nevojë çdo komb edhe çdo popull. Ju faleminderit dhe njëherë nga zemra”, u shpreh Kadare.

35348587_1786502484730904_6122655745088421888_n.jpg

SHKARKO APP