Ismail Kadare mesazh për 25 prillin: Shqiptarët të respektojnë veten e tyre
Shkrimtari i madh Ismail Kadare, në një intervistë për “News24” pas takimit me të rinjtë në Vlorë, i ka dhënë një mesazh shqiptarëve, 2 javë para zgjedhjeve. Duke qëndruar mbi palët dhe pa u përfshirë politikisht, Kadare, ka kërkuar që secili të respektojë ndërgjegjen e vet.
”Unë do të doja që shqiptarët ta respektojnë kombin shqiptar e të mos vuajne nga komplekset që është një komb çapaçulësh. Shqiptarët po te duan ta respektojnë veten e tyre, ndërgjegjen e tyre, tokën e tyre, kombin e tyre, të respektojnë të gjitha ato shenja që ky komb ka qenë i aftë, përpara botës”.
Kadare në librin e fundit “Kohë për rrëfim. Dialog me Alda Bardhylin” rrëfen detaje të jetës së tij që nga fëmijëria, kohët e vështira, të jetuarit jashtë kohës dhe atmosferën në të cilën shkroi veprat e mëdha.