Ismail Kadare vjen në panair me librin “Kur sunduesit grinden”
Panairi i librit vijon të mirëpresë shumë lexues në Pallatin e Kongreseve. Në këtë panair janë të pranishëm autorë dhe shkrimtarë të shumtë, të cilët kanë ardhur me krijimtaritë e tyre letrare për t’i shpalosur me lexuesit.
Ajo që ra në sy ishte fakti se shkrimtari i madh i letrave shqipe, Ismail Kadare ka sjellë librin më të ri, me titull: “Kur sunduesit grinden”.
Të shumtë ishin lexuesit, të cilët kanë qëndruar para stendës së shtëpisë botuese ku ndodhet edhe Kadare për të marrë një autograf nga shkrimtari i nominuar disa herë për Çmimin Nobel” për letërsi.
Ky është edicioni i 21 i Panairit të Librit në Shqipëri.