Ismail Zeneli arrestohet në Spanjë, Shqipëria kërkon ekstradimin

Kapet Ismail Zeneli një nga të shpallurit në kërkim nga SPAK, të grupit ku u arrestua dhe ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Brecani. Ismail Zeneli është personi që dyshohet se donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë në sy të tij, vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi. Ky krim ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Zeneli është arrestuar të enjten nga autoritet spanjolle dhe për të është kërkuar ekstradimi drejt Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?