Ismaili: Porosi për vrasje nga qelia, s’ka më VIP në burgje

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, në një raportim në Komisionin e Sigurisë mesditën e kësaj marte mbi situatën në burgje, tha se janë porositur vrasje nga burgu. ”Janë porositur vrasje nga burgu, do raportohen në Prokurori. Jemi gati të implementoj- më sistemin 41 bis në burgje. Synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Kemi 32 të ndëshkuar për thyerje të rregullave të burgut. Ka një ulje të të dënuarve në burgje. Është dyfishuar fondi për uniformat në vitin 2019. Kemi investuar në spitalet e burgjeve”.

Sipas ligjit, një i burgosu ka të drejtë që të kryejë 8 telefonata në muaj, por sipas Ismailit një gjë e tillë nuk është respektuar nga të burgosurit. “Të burgosurit duhet të bëjnë 8 telefonata në muaj, po kjo nuk zbatohet. Janë marrë masa që kjo të zbatohet sa më shpejt. U kemi kërkuar të burgosurve të deklarojnë 10 numra se më kë ata do të flasin. Do të kufizohet koha dhe telefonatar që ata bëjnë”.

Për trajtimin e të burgosurve “VIP”, ai ka theksuar se në burgje ekziston ende diskriminimi brenda amienteve të vuajtjes së dënimit, sipas së cilit po punohet në këtë drjtim për t’i dhënë fund këtij fenomeni.

SHKARKO APP