Itali, Guardia di Finanza sekuestron 10 tonë perime nga Shqipëria
Guardia di Finanza Italiane ka vënë në sekuestrim 20 tonë perime të ardhura nga Shqipëria. Janë speca, domate e patëllxhanë, të cilat shiteshin në Itali sikur të ishin prodhime “made in Itali”.
Operacioni i mashtrimit u identifikua pas një kontrolli në territor nga reparti operativ i Guardia di Finanza italiane në Molfetta.
Gjatë kontrollit të një automjeti tip TIR i drejtuar nga një shofer shqiptar u zbuluan kutia me perime mbi të cilat ishte shkruar “made in Itali”.
Malli kishte si destinacion tregun e shitjes në rajonin e Venetos.
Kontrolli i dokumentacionit shoqërues të kutive me perime zbardhi mashtrimin.
Rreth 20 tonë perime të ardhura nga Shqipëria të një kualiteti mjaft të mirë, u vunë nën sekuestrim ligjor.
Përgjegjësit e këtij trafiku të parregullt produktesh, si kompania kontraktuese e ajo transportuese janë sinjalizuar në Prokurorinë Italiane e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.