Itali: Rikthehet vala e Covid-19, në dy javët e fundit raportohet për një rritje m 30%

Në Itali është vënë re një rritje e numrit të infektuarve me Covid ditët e fundit.

Mediat italianet pas komunikimeve të njëpasnjëshme me mjekët përkatës raportojnë më shumë rreth gjendjes atje.

Detyrimet dhe kufizimet pothuajse nuk ekzistojnë më, ne mbështetemi në ndjenjën e përgjegjësisë së qytetarëve.

Infektimet me Covid po rriten sërish. Në dy javët e fundit është raportuar për një rritje, fillimisht me 26% dhe më pas me 30%, që e çoi numrin total të rasteve në nivelet e fillimit të vitit. Po shtohen edhe shtrimet në spital. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, për momentin, duke qenë se sëmundja është shumë më pak virulente në krahasim me kohërat e pandemisë, por duhet ende vëmendje, siç thuhet edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

SHKARKO APP