Itali, shqiptari kapet me 1 kg heroinë poshtë sediljes së makinës

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga karabinierët e Askolit pasi iu gjendën 1 kg heroinë poshtë sediljes së makinës, gjatë orëve të para të 11 majit.

Forcat policore italiane e ndaluan 45-vjeçarin shqiptar, banues në Sant’Edigio ndërsa udhëtonte me makinën e tij të tipit BMW ngjyrë e zezë në autostradën e San Benedetto-s.

Kur agjentët e ndaluan ai tregoi shenja nervozizmi, që menjëherë i bënë karabinierët të dyshojnë dhe ta personin në fjalë dhe makinën e tij, shkruan portali online “Riviera Oggi”

Gjatë kërkimit policia gjeti të fshehur nën sediljen e tij, një zarf me një kilogram heroinë

45-vjeçari shqiptar, i cili u zbulua të ishte një transportues i vërtetë droge, nuk ka qenë i dënuar më parë. Pas arrestimit, u dërgua në burgun e Marino del Tronto.

Droga, do të shitej në treg për rreth 150 mijë euro, që me siguri ishte e destinuar për në tregun bregdetor për gjatë pushimeve verore.

Ndërkohë një tjetër shqiptar me emrin Gilmond Metaliu është arrestuar po ditën e djeshme më 11 maj, pasi kërcënoi baristin e lokalit me thikë kuzhine.

“36-vjeçari shqiptar ishte në gjendje të dehur,” bëjnë me dije mediat italiane.

Edhe pse me pak vështirësi, karabinierët kanë arritur ta neutralizojnë Gilmond Metaliun në zonën e quajtur Asti.

SHKARKO APP