Italia e kërkon për terrorizëm, Bardhyl Hoxha padit mediat në policinë e Francës

Bardhyl Hoxha, shqiptari që së bashku me Bujar Hysën akuzohen për terrorizëm nga autoritetet italiane, është paraqitur mbrëmjen e sotme në policinë e Nancyt në Francë ku jeton, ku ka bërë padi ndaj mediave për lajmin e publikuar.

Padia u paralajmëruar më herët nga avokati i tij, i cili ju drejtua me një letër prokurorisë së Francës.

Avokati Nicolas Broville: Klienti im Bardhyl Hoxha do padisë mediat që publikuan lajmin. Ai është gati të paraqitet në prokurori për të dhënë shpjegime në çdo kohë. Bardhyl Hoxha i mohon akuzat e ngritura nga policia dhe mediat në Itali e Shqipëri.

Më herët Bardhyl Hoxha në lidhje telefonike me Ora News tha se jeton në Francë. Ai mohoi që të ishte akuzuar për terrorizëm në shtetin italian dhe theksoi se jeton i lirë në Francë.

47-vjeçari Bardhyl Hoxha, akuzohet nga policia italiane se bashkëpunoi me Bujar Hysën.

Të konsideruar si persona të rrezikshëm për sigurinë kombëtare italiane, dy shqiptarët dyshohet se po përgatisnin një atentat terrorist në Itali të ngjashëm me atë në teatrin Bataclan në Francë.

/Ora News

SHKARKO APP