Italia i bllokon 8 mln € pasuri presidentit shqiptar të futbollit

Guardi di Finanzia në Breshia të Italisë ka sekuestruar prona me vlerë 8 milionë euro të një grupi kriminal shqiptar.

Në asetet e sekuestruara bëjnë pjesë 10 kompani, 92 prona të pa luajtshme, 32 makina, një barkë dhe miliona euro.

Në pranga kanë rënë dy emra të njohur për drejtësinë italiane, vëllezërit Gëzim dhe Saimir Sallaku.

Gëzim Sallaku është pronar i ekipit Darfo, ku luan dhe vëllai i Mario Balotelit. Ai u arrestua dhe në prill të këtij viti me akuzën e zhvatjes, por u la me arrest shtëpie.


Tashmë, mbi të dhe të arrestuarve të tjerë gjatë operacionit do të akuzohen për abuzim me taksat, pastrim parash, mashtrim në lidhje me falimentin dhe krim ndaj administratës publike.

Në operacionin “Laguna”, u angazhuan 120 oficerë policie të cilët kryen 30 mësymje në provincën e Breshias, Bergamo, Milano, Vercelli dhe La Spezia.

 
Ndaj dy vëllezërve Sallaku është dhënë masë arrest me burg, një tjetër është me arrest shtëpie ndërsa shtatë të tjerë do të hetohen të lirë.

SHKARKO APP