Italia kërkon 31 mijë punonjës sezonal, si mund të përfitoni nga kjo mundësi
Qeveria italiane ka publikuar dekretin e flukseve në Itali, e cila është vetmja rrugë ligjore për të shkuar në vendin fqinj për punë.
Në dekret përcaktohen 30.850 kuota pune të ndata në disa kategori.
Kjo është një mundësi e mirë për të shkuar nëItali dhe për të gjetur punë sezonale.
Gjithashtu nëpërmjet dekretit mund të konvertohen edhe lejet e ndryshme të qëndrimit në leje pune.
Kjo vlen për të huajt rezidentë në Itali, si dhe për ato që kanë leje qëndrimi afatgjatë.
Dekreti përfshin edhe punonjësit jo sezonalë apo të pavarurit, ndërsa janë përcaktuar edhe datat kur nisin aplikimet përmes portalit të ministrisë së Brendshme italiane.
30.850 kuotat janë të ndara si më poshtë:
Ardhjet
– 18.000 për punonjës sezonalë për sektorin bujqësor dhe turistik. Punonjësit mund të jenë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Algjeria, Bosnja-Herzegovina, Korea, Bregu i Fildishtë, Egjipti, El Salvadori, Etiopia, Filipinet, Gambia, Gana, Japonia, India, Mali, Maroku, Mauricius, Moldova, Nigeri, Nigeria, Senegali, Sri Lanka, Sudani, Tunizia, Ukraina.
Për më tepër, 2.000 nga 18 mijë kuotat e këtij dekreti u rezervohen autorizimeve shumëvjeçare, me fjalë të tjera, punonjësve që janë thirrur për të bërë punë sezonale në Itali, të paktën njëherë në pesë vjetët e fundit dhe për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare. Kjo do t’u lejojë ndërmarrjeve t’i sjellin në Itali vitet e ardhshme sapo të kenë nevojë për ta, pa pritur një dekret fluksesh.
– 500 hyrje për punonjës të huaj josezonalë që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje sipas nenit 23 të tekstit unik për imigracionin;
– 100 punonjës të pavarur apo të varur josezonale me origjinë italiane (pasardhës deri të shkallës së tretë) rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;
– 2.400 hyrje për punonjës të pavarur: sipërmarrës që duan të ngrenë në Itali një sipërmarrje Start-up apo të hapin një aktivitet privat duke investuar jo më pak se 500.000 € e që parashikon hapjen e të paktën 3 vendeve të reja pune, apo profesionistë, administratorë shoqërish, artistë të famshëm.
Të interesuarit për procedurën e marrjes së vizës së hyrjes për punë të pavarur, mund të konsultojnë portalin e Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane.
Konvertime
Autorizohet konvertimi në leje qëndrimi për punë të varur:
– 4.750 lejeqëndrimeve për punë sezonale;
– 3.500 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional;
– 800 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane;
Parashikohen gjithashtu edhe konvertime në lejeqëndrime për punë të pavarur të:
– 700 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional;
– 100 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane.
Paraqitja e kërkesave
Kërkesat për punonjësit josezonalë, të pavarurit dhe konvertimet do të mund të nisen online nga ora 9:00 e 16 prillit 2019.
Kërkesat për punonjësit sezonalë do të mund të nisen nga ora 9:00 e 24 prillit 2019.
Për të gjitha llojet e hyrjeve dhe konvertimeve, do të mund të paraqiten kërkesa deri në 31 dhjetor 2019. Kuotat do të jepen sipas rendit të trajtimit të kërkesave që do të ndjekë atë të nisjes së tyre.
KOHA JONË SONDAZH

