Italia kthen 680 shqiptarë
680 emigrantë të parregullt shqiptarë janë riatdhesuar nga Italia në Shqipëri. Këto të dhëna zyrtare janë prezantuar në një raport mbi situatën e emigracionit në Itali në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese në Parlamentin Italian.
Deri në fund të 2019, parashikohet që numri i emigrantëve të riatdhesuar të jetë rreth 6000, shifër kjo në koherencë me vitet e mëparshme. Në vendin e dytë pas shqiptarëve renditen emigrantët e parregullt nga Tunizia dhe janë riatdhesuar rreth 300 prej tyre në gjysmën e parë të vitit 2019. Më pas emigrantët nga Peru, Ukrainë, Kina etj.
Raporti i Komisionit parlamentar italian informon se emigrantët e riatdhesuar përbëjnë vetëm 39 % të numrit të emigrantëve të parregullt që kanë marrë urdhrin e dëbimit nga territori italian.
KOHA JONË SONDAZH

