Italia ”kthen nderin”, dërgon ekspertë. Shehu: Mundësi për të ulur shifrat nga Covid-19

Me një avion të “Guarda di Finanza”, kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 7 ekspertë të Task-Forcës italiane, do të zhvillojnë një veprimtari konsulence me homologët shqiptarë në lidhje me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid-19. Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, teksa ka shprehur falënderimet për Italinë, theksoi se është mundësi e mirë që situata e Covid-19 në vend të përmirësohet.

Postimi i plotë

Se pari nje Falenderim te madh ndaj Italise per inisiativen e mbeshtetjen e saj qe po konkretizohet sot me nje ekip specialistesh e materiale, ne perballje te gjendjes shume te rende ndaj Covid.

Jam i bindur se ky veprim nga ai vend mik, qe une e kosideroj te domosdoshme te jete stabel dhe determinuese ne nivelet tona kryesore per kete perballje, ne minimizim te pasojave te renda nga keq menaxhimi disa mujor, do te zgjerohet e plotesohet me tej per te arritur objektivat e saj tashme te veshtira.

Pa dyshim ketu eshte e rendesishme dhe gadishmeria e institucioneve tona per bashkepunim te ngushte, transparence, kerkesat zyrtare te Qeverise per nje asistence te tille pluridimensionale, qe nga pregatitja e nje strategjie emergjente e deri te “dalja” me sa me pak humbje, gje qe e kam kerkuar prej javesh, por qe ka tingelluar e pa pershtatshem per Kryeministrin tone tashme te “shurdhet”.

Megjithese jo gjithmone mund te thuhet “me mire vone se kurre”, vecanerisht kur pasojat jane kaq te renda per nje popull te tere si aktualisht, cdo veprim i Shtetit tone per te forcuar e zgjeruar prezencen e kualifikuar italiane ne vend ne perballje me Covid, do te ishin shume te dobishme e te rendesishme.

SHKARKO APP