Italia lehtëson masat anti-Covid për turistët shqiptarë

Teksa jemi në kulmin e sezonit turistik veror dhe kur Italia ka vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë kundër COVID-19, ka vendosur që të lehtësojë kufizimet e lëvizjes për Shqipërinë dhe Kosovën.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka miratuar draftin e ri ligjor, sipas të cilit qytetarët që vijnë nga vendet jashtë zonës së Shengenit mund të udhëtoni drejt Italisë, me disa kufizime.

Kushti i parë për të kaluar në territorin italian, është pajisja me certifikatën e vaksinimit , ose testit COVID, i cili duhet të rezultojë negativ, jo më shumë se 72 orë më parë.

Kushti i dytë është plotësimi i formularit PFL, për të shpjeguar arsyen e udhëtimit drejt Italisë,

Detyrim për udhëtarët të cilët kalojnë kufirin me një test negativ COVID, kanë detyrim të vetëkarantinohen për 5 ditë dhe do të mund të dalin vetëm nëse kur të ribëjnë testin do të rezultojnë sërish jo të infektuar nga virusi.

Për fëmijët e vegjël deri në moshën 6-vjeçare, nuk është e detyrueshme kryerja e tamponit molekular antigjenik.

Udhëtimi në territorin italian me makinë private, për më shumë se 36 orë nuk e bën të detyrueshme karantinimin 5 ditor, por duhet patjetër të plotësojnë 2 rregullat e tjera.

SHKARKO APP