Italia merr goditjen e rëndë nga koronavirusi / Donald Trump bën gjestin e madh

Koronavirusi ka kaluar tashmë zyrtarisht 100 mijë viktima ën gjithë botën. Brenda më pak se 4 muajsh COVID-19 ka shkaktuar disafishin e viktimave që kanë pasuar Sars Cov1 apo Ebola.

Por duket se nuk do të ndalet me kaq teksa në ditën e sotme Franca dhe Britania morën stafetën sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 brenda 24 orëve.

Por Italia kryeson listën e viktimave si vendi më i goditur nga COVID- 19 teksa shënon mbi 18 mijë viktima e ndjekur nga SHBA me 17 mijë, por që ka më shumë të infektuar se çdo vend tjetër.

“Italia, një nga aleatët tanë më të afërt dhe më të vjetër, është shkatërruar nga pandemia e Covid-19, e cila tashmë i ka marrë jetën rreth 19 mijë njerëzve, e çoi në kolaps sistemin shëndetësorë dhe ekonominë po e kërcënon me recesion. Edhe pse përgjegjësia parësore e qeverisë së Shteteve të Bashkuara është ndaj popullit amerikan, nga sot ne do dërgojmë te miku ynë shumë ndihma”.

Ishin këto fjalët që tha presidenti amerikan Donald Trump dhe që u shoqëruan me urdhërin drejtuar agjencive qeveritare amerikane (thesarit, mbrojtjes, tregtisë, shëndetësisë dhe sigurisë kombëtare) për të filluar me dërgimin e ndihmave.

Presidenti i kërkon Sekretarit të Shtetit Pompeo dhe Usaid-it që të identifikojnë organizatat ndërkombëtare shoqërore dhe fetare të cilat mund të mbështesin Italinë në luftën kundër epidemisë.

Edhe ushtria amerikane gjithashtu do të mobilizohet për të ofruar shërbime të telemjekësisë në spitalet e rajoneve të prekura nga koronavirusi dhe ndërtimin e spitaleve në terren. Urdhri gjithashtu parashikon dhënien e mbështetjes teknike dhe për biznesin, për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

SHKARKO APP