Italia nderon Janullatosin me çmimin “Giuseppe Shakka”

 

Çmimet ndërkombëtare “Giuseppe Shakka” që ndahen në Itali do të nderojnë sot me çmimin kryesor të Komisionit Organizator “Për Aktivitet hierapostolik, Solidaritet social dhe Humanizëm”, Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos.

Çmim ky që akordohet në mjediset e Aula Magna të Universitetit Pontifik Urbaniana, në qytetin e Vatikanit; në prani të autoriteteve të larta kishtare, politike, ushtarake, të shkencëtarëve dhe të artistëve.

Kujtojmë se çmimi ndërkombëtar “Giuseppe Shakka” ndodhet nën përkujdesjen e Presidencës së Republikës Italiane, të ministrive italiane, të komiteteve olimpike kombëtare, të universiteteve etj dhe është një prej institucioneve më të mëdha në shkallë botërore.

Ka si qëllim të tyre vullnetarizmin kulturor, shkencor e social, miqësinë dhe përparimin e përbashkët të kombeve, vlerat njerëzore dhe të rinjtë.

Është themeluar si i tillë para 14 vjetësh, nga kleriku dhe profesori i Jurisprudencës Don Bruno Lima, në kujtim të Giuseppe Shakka, studenti 26-vjeçar i arkitekturës, shembull i moralit dhe i kontributit në shoqëri. 

SHKARKO APP