Italia në alarm: shënohet viktima e parë nga koronavirusi. 16 të prekur në spital
Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Itali. Mësohet se një 77-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin Schiavonia në Monselice, në provincën e Padovës. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Adriano Trevisan, babai ish-kryetarit të Bashkisë, i cili prej 10 ditësh ishte qëndroi nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se në spital ndodhet i shtruar dhe një tjetër banor i të njëjtës zonë, që i përket bashkisë së Cinto Euganeo.
Lajmi i hidhur është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare nga guvernatori i rajonit, Luca Zaia. Ky i fundit pohoi se dy raste të reja me koronavirus janë zbuluar dje, të cilët ishin vendas dhe nuk kishin udhëtuar në Kinë, ndërsa bëhet fjalë për një 42-vjeçar dhe një 53-vjeçar. Në dy rajonet veriore, Lombardi dhe Veneto numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka arritur në 16.
Autoritetet në veri të Italisë të premten urdhëruan mbylljen e shkollave, lokaleve dhe ambienteve të tjera publike në dhjetë qytete pas një vargu rastesh të reja me koronavirus.
Pesë mjekë dhe 10 persona të tjerë u testuan pozitivë me koronavirus në Lombardi, pasi kishin frekuentuar të njejtin lokal dhe grup miqsh, ndërsa dy raste të tjera u shfaqën në Veneto, thanë autoritetet në një konferencë shtypi, sipas France24.
Mbi 50 mijë personave iu kërkua të qëndrojnë në shtëpi në zonat në fjalë, ndërkohë që aktivitetet publike si festimet e karnavaleve, meshat në kishë dhe ngjarjet sportive ndalohen për një javë.
Kryeministri i Italisë Giuseppse Conte tha se “gjithçka ishte nën kontroll” dhe theksoi se qeveria po merr masa të jashtëzakonshme për parandalimin” e virusit.
Rrugët në këto qytete u shkretuan, shumë pak njerëz shiheshin jashtë dhe hapësirat publike u mbyllën.
Në Casalpusterlengo, një mesazh elektronik jashtë qytetit shkruan:” Koronavirus: popullsia është e lutur të qëndrojë brenda shtëpive për parandalim”.
Qyteti i parë që u mbyll ishte Codogno, me një popullsi prej 15 mijë banorësh, ku tre persona u testaun për koronavirus, përfshirë një burrë 38 vjeç dhe gruan e tij shtatzanë tetëmuajshe.
Tre të tjerë janë testuar pozitivë dhe janë në pritje të rezultateve përfundimtare.
Kryetari i bashkisë së Codogno, Francesco Passerini se këto lajme për raste të reja kanë përhapur alarmin në qytetin jugor, Milano.
38-vjeçari që punonte në Unilever në Lodi, është në gjendje të rëndë. Ai kishte ngrënë darkë me një njeri që kishte qenë në Kinë në janar dhe më vonë kishte shfaqur simptoma të ngjashme me gripin, por që atëherë kishte rezultuar jo mbartës me virus, shkruajnë mediat italiane.
Një shok i tij futbollist, djali I një pronari lokali në Codogno, ka rezultuar pozitiv me tre të tjerë. Të tre jetojnë në qytetin e vogël Castiglione d’Adda.
Kryebashkiaku tha se banorët ishin jashtëzakonisht të shqetësuar nga përhapja e sëmundjes vdekjeprurëse.