Italia nuk gjen qetësi, rritet sërish numri i viktimave nga COVID-19, mbi 100 të vdekur më shumë se dje
Aktualitet Bota E Hënë, 13 Prill 2020 18:15
Është rritur sërish numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.
Autoritetet njoftuan se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 566 të vdekur, duke shënuar kështu mbi 100 viktima më shumë se një ditë më parë, ku ishin 427 viktima.
Në total numri i viktimave në Itali nga COVID-19 ka shkuar në 20 465, ndërsa janë infektuar mbi 159 mijë persona.