Italia përforcon masat kundër koronavirusit: Mbyll aktivitetet tregtare, por jo transportin publik

Italia ka marrë të tjera masa drastike për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri Conte në një mesazh LIVE në Facebook drejtuar qytetarëve tha se është momenti për të marrë një tjetër hap.

Qeveria italiane ka vendosur të mbyll të gjitha aktivitetet tregtare, por ende jo transportin publik, bankat dhe postën.

Contë ka deklaruar se lëvizja e njerëzve duhet të behet vetëm për arsye shëndetësore.  Ndërsa tha se nëse numri i viktimave vazhdon të rritet do të merren të tjera masa.

SHKARKO APP