Italia po shërohet, vijon rënia e numrit të viktimave
Në 24 orët e fundit, në Itali janë shënuar 165 viktima nga koronavirusi. Ditën e djeshme, kjo shifër ishte 194. Ndërkohë, minimal numri i rasteve të reja: 802. Numri i të shëruarave ka shkuar në 105186, ndërsa 1027 janë në gjendje kritike. Numri i rasteve aktive është 83324 ndërsa, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 281624. Sot është shënuar numri më i ulët i vdekjeve që prej datës 9 mars si dhe rastet e reja kanë qenë më të ulëtat që prej datës 6 mars.