Italia tërheq shefin e Interforcës, Basha: Të ikë Tahiri
Ndërkohë që skandali i përgjimit po merr të tjera përmasa pas disa veprimeve të prokurorisë, Italia ka vendosur që të tërheqë nga Shqipëria shefin e misionit të Interforcës.
Sipas News24, Italia ka tërhequr drejtuesin Michele Grillo.
Ndërkohë kreu i PD, Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se kjo është qeveria e 1001 skandaleve.
Sipas Bashës, ky është një skandal i madh.
“Shkarkimi i Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është kusht për një hetim të plotë e të pandikuar politikisht,” tha Basha.
“Inkurajoj hapet e prokurorisë, por nuk janë të mjaftueshme. Edi Rama po i trembet një hetimi të pavarur”.
KOHA JONË SONDAZH

