Italianët e bllokuar në Shqipëri, ambasada italiane nis riatdhesimet

Italia ka vendosur që të riatdhesojë të gjithë shtetasit e saj që gjenden në Shqipëri. Pas bllokimit të linjave ajrore dhe detare, Ambasada Italiane në Tiranë ka nisur pjre javë së kaluar, fluturime të dedikuara për italianët që kërkojnë të kthehen në atdhe.

Udhëtimi i parë për kthimin e italianëve është bërë më 11 mars, dhe bëhej fjalë për 133 persona. Ndërsa më 12 mars u kthyen 138 persona. Këtë mëngjes janë kthyer dhe 166 të tjerë, përfshirë dhe 5 italianë që kishin mbetur në Malin e Zi.

“Me marrjen e masave te reja nga ana e Qeverise shqiptare per sa i perket lidhjeve me Italine, kemi menduar si përparësi garantimi i bashkatdhetarëve tane që kane bere kërkese i mundesisë për t’u kthyer në Itali. Gjate ditëve ne vijim do të vazhdojmë të punojmë pa u ndalur per t’i ofruar të gjithë bashkatdhetarëve tanë asistencë maksimale, në prani të një skenari në evolucion të vazhdueshëm që duhet të na shohë të bashkuar, neve së bashku me miqtë shqiptarë, për ta fituar këtë sfidë” – deklaori ambasadori italian, Fabrizio Bucci.

Rikthimi i italianëve që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri është bërë në bashkëpunim me institucionet shqiptare dhe ato italiane. Përllogaritet se në vendin tonë jetojnë dhe punojnë të paktën 20 mijë italianë.

SHKARKO APP