Italianët kapën 7 ton drogë për 4 muaj

Guardia di Finanza, në një bilanc të sajën pohon se nga Shqipëria janë sekuestruar 6 ton e gjysëm kanabis vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2018. Sipas të dhënave zyrtare në një vit e gjysëm, italianët kanë sekuestruar gjithsej 100 ton drogë.

”Ora News” raporton se nga shifrat e Financas italiane rezulton se nga 1 nga janari i vitit 2018 e deri më 30 prill të 2018 janë kryer 11 operacione ajro-detare kundër trafikut të drogës mes Shqipërisë e Italisë.

Përgjatë këtyre operacioneve janë sekuestruar 6500 kg marijuanë e 1 kg hashash, si dhe janë arrestuar 18 skafistë, 10 prej tyre shqiptarë e 8 janë shtetas italianë. Gjithashtu janë sekuestruar dhe 7 mjete lundruese të përdorura për trafikun e drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo shifër e nxjerrë nga raporti i Guardia di Finanza tregon se trafiku i drogës drejt Italisë mban të njëjtat ritme, pavarësisht asaj që thuhet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?