Italianët përdorin shqiptarët për të trafikuar drogë në Europë
“Corriere della sera” ka publikuar sot një artikull invetigues mbi trafikimin e drogës përmes portit hollandez të Roterdamit. Gazeta italiane shkruan se në këtë port është përqëndruar biznesi më i madh i drogës për llogari të klaneve të mafias italiane, që shpesh herë përdorin shqiptarët për ta trafikuar në të gjithë Europën.
“Roterdami është një nga portet më të mëdha të Europës, shkruan “Corriere della Sera”, por njëkohësisht dhe një nga qëndrat më të rëndësishme të shpërndarjes së kokainës, heroinës dhe armëve”.
Kreu i policisë hollandeze, Wilbwrt Paulissen, shprehet se është e pamundur të kontrollohet gjithçka. ”Natyrisht kontrollet ndaj kontainereve të ardhura nga Europa janë më pak të kontrolluara pasi i rezervohet vëmëndje e vecantë kontainereve të nisura nga Amerika e Jugut. Prandaj dhe mafia përfiton nga kjo. Shpesh mallrat ilegale tranzitojnë përmes kontainereve që vijnë nga Europa”.
Për Prokurorin e Përgjithshëm të antimafias italiane, Federiko De Raho problemi qëndron pasi i jepet më shumë peshë fitimit se sa kontrollit të një aksioni specifik anti mafia. “Në portin e Roterdamit, shprehet ai, ekzistojnë sisteme kontrolli nga më modernet, por tendenca është ti jepet gjithnjë më shumë rëndësi rezultatit ekonomik e në vecanti dëmit që mund të sjell ndalimi i një kontaineri. Ndalimi i 1000 kontainerave sjell vonesa në dorëzimin e mallrave duke krijuar probleme nga pikëpamja e fitimit”.
Paulissen, pranon se është e vështirë të gjesh gjurmë të mafiozëve italianë në portin e Roterdamit. “Disa vite më parë, rrëfen gazetari hollandez Koen Vaskuil , autor i librit “Maffia Paradjis”, disa shqiptarë u arrestuan në portin e Roterdamit. Të gjithë kishin pasaporta falso italiane e u zbulua lidhja e tyre me mafian italiane. Hetimet vërtetuan se trafikantët e drogës së Ndraghetas punonin përmes portit të Roterdamit. I tillë ishte ndërmjetësi i drogës Vincenzo Roccisano i cili së bashku me një femër në Hollandë trafikonin rregullisht 150 kg kokainë”.
KOHA JONË SONDAZH

