Italianët që jetojnë në Shqipëri; shifrat e Ramës 10-herë më të larta se…

Në intervistën e tij në emisionin “Porta a Porta” në RAI 1, kryeministri Edi Rama teksa promovoi Shqipërinë si një vend ideal për investitorët, theksoi se në vendin tonë jetojnë rreth 20 mijë shtetas italian.

”Sot kemi me Italinë një volum tregtar prej 2,6 miliardë eurosh në vit, eksportojmë 1,2 miliardë euro, që janë shifra që me siguri duhet të përmirësohen, por që japin një ide se si ka ndryshuar Shqipëria, që vitin e kaluar arriti rekordin me gjysmë milioni turistëve italianë. Në Shqipëri ka gati 20 mijë italianë që punojnë, që bëjnë biznes, me një sistem taksash, më lejoni të them, që në Itali as që mund të ëndërrohen”, pohoi kryeministri.

Në shifër 10 herë më të vogël të italianëve që jetojnë në vendin tonë përmendi ambasadori Alberto Cuttillo, në një intervistë për emisionin ”Opinion”, dhënë më 31 janar të vitit 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Keni të drejtë. Shtypi në Itali, sikurse edhe në Shqipëri dhe për fat të mirë në të gjitha vendet e botës bazohet në opinione të ndryshme. Ka nga ata që shohin të mirën, por ka edhe nga ata që shohin të keqen. Është e vërtetë që nuk janë 20 mijë. Ne si Ambasadë, si konsullatë kemi regjistrimet tona dhe na rezulton se janë afërsisht 2 mijë italianë. Le të supozojmë se nuk janë regjistruar akoma, pra, mund të jenë 3 mijë”, sqaronte Cuttillo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?