Italiani infektoi 13 të burgosur. Ulërima dhe revoltë te 313

Edhe pse një ambient i izoluar, te burgu 313 në Tiranë janë 13 të prekur me Covid-19. Personi i parë që u prek me virusin është një shtetas italian i arrestuar në 2018 nga RENEA në Durrës, si pjesë si pjesë e organizatave mafioze. Në rrjetet sociale në ditët e fundit kanë qarkulluar disa video të të burgosurve te 313-ta që kërkojnë lirimin nga qelia për shkak të situatës dhe dërgimin në shtëpi si pjesa tjetër e përfituesve me leje të posaçme që janë mbi 600 të dënuar deri tani. Në fillim të muajit prill në burgun e Rrogozhinës, juristi i këtij institucioni infektoi drejtorin dhe një punonjës të burgut me Covid-19.

Kur qeveria nxori një pjesë të mirë të të dënuarëve, kjo përkohësisht si masë ndaj pandemisë së Covid-19, në burgun e Reçit ka pasur një revoltë nga të dënuarit. Më 12 mars, pesë të dënuar organizuan rezistencë. Mësohet se të dënuarit që organizuan revoltën dhe që hodhën bombolat e gazit, duke vendosur zjarrin sektorit janë vendosur në regjimin e mbikëqyrjes së veçantë në burgun e Fierit.

Gjatë orarit të qëndrimit në holl 15:00-18:00 të paraburgosurit janë shprehur se nuk futen nëpër dhoma pa ardhur doktori për vizitë. Bazuar te hetimet dhe dëshmitë, pas kërkesës janë marrë masat për sjelljen e doktorit, por këta të dënuarit kanë refuzuar duke pretenduar se do të vinte doktor nga Tirana. Më pas vijon më tej dokumenti, këta të burgosur filluan ngjarjet kriminale duke destabilizuar me britma, ulërima, thyerje, vendosje barrikade, por edhe hedhje të bombolave të gazit.

SHKARKO APP