Itinerari i atentatorëve, Pal Koka eci 8-9 metra për të kërkuar ndihmë. Policia: 100 mijë euro kush ka informacione
100 mijë euro është shuma e vendosur nga Policia e Shtetit, për këdo që ka informacione se kush shkaktoi sulmin terrorist në Top Channel, me pasojë vdekjen e rojes, Pal Kola. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, automjeti i tre të dyshuarve ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, e nëpërmjet Mëzezit ka hyrë për në rrugën “7 nëntori”.
Fillimisht makina ”Range Rover” ka dalë përballë godinës së Top Channel ka vijuar rrugën për tek “Kasem Shima” ka bërë një gjysmë rrotullim dhe është rikthyer sërish për në drejtim të televizionit në orën 12;30 minuta pas mesnate. Dy prej vrasësve kanë dalë në dritaret e mjetit, njëri prej të cilëve në sediljen e pasme dhe kanë filluar të qëllojnë në drejtim të godinës.
Menjëherë pas breshërisë së kallashnikovit autorët u larguan përsëri nëpërmjet rrugës nga e cila mbërritën, për në drejtim të Durrësit, dhe në orën 12:36 pas mesnate janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit. Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Përroi i Agait”.
Sipas policisë automjeti i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, është vjedhur një turisti kosovar në korrik të 2020-S, në fshatin Tale të Lezhës ndërsa targat e mjetit janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë natën e ndërrimit të viteve.
Ramadan Makolli thotë se makina i është vjedhur nga rojtari i sigurisë së hotelit ku ai po qëndronte. “Range Rover” me të cilin është sulmu Top Channel, ka qenë veturë e imja deri më 10 korrik të 2020-ës, por ajo m’u vodh nga roja i hotelit ku po qëndroja në Shëngjin me pushime atëherë”, tha Makolli.
Plumbat që u shkrehën ndaj godinës së Top Channel, kanë lënë shenja në katin e dytë të godinës dhe pak në katin e poshtëm, por njëri prej tyre bëri rikoshet dhe goditi në shpatull rojën 60-vjeçar, i cili ashtu i lënduar kërkoi të shkonte të miqtë e tij, rojet e tjera të sigurisë, që ishin në një kabinë pak më tutje. Pasi Pal Kola eci 8-9 metra, ai u rrëzua dhe dha shpirt.