Iu arrestua vëllai, kryebashkiaku i Poliçanit: Mua s’më akuzoni dot

Kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, reagon mbas arrestimit të të vëllait për trafik lëndësh narkotike.

I kontaktuar nga mediat, ai tha se nuk kishte dijeni të mëparshme për ngjarjen, ndaj nuk mund të pranohet sipas tij, asnjë përfolje për bashkëpunim.

Ai u distancua nga ngjarja dhe kërkoi që drejtësia të zbardhë ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk ka të drejtë njeri të më akuzojë për bashkëpunim, pasi vëllai im është në moshë madhore dhe është i përgjegjshëm për veprimet që bën përpara ligjit. Përgjegjësitë legale janë të ndara. Drejtësia të zbardhë ngjarjen dhe kur të dalë e vërteta në dritë, secili të bëjë komentet e tij”,­ tha Adriatik Zotkaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?