Iu bashkua stafit të Infektivit, lajm i mirë për mjekun Dhimitër Kraja që u infektua me koronavirus

Sapo ka mposhtur koronavirusin mjeku i njohur, Dhimitër Kraja.

Lajmin e mirë e jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në “Facebook” se profesor Kraja sapo ka lënë ambientet e Spitalit Infektiv.

“Lajm shumë i mirë nga spitali infektiv?? Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja!”, shkruan Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mjeku i njohur, Dhimitër Kraja, kishte dalë në pension, por u rikthye tek Infektivi, për të shërbyer dhe ndihmuar stafin mjekësor në këto ditë të vështira të përballjes me COVID-19. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus, por fatmirësisht ka arritur ta mundë virusin vdekjeprurës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?