Iu largua dhe përplasi makinën e policisë, kapet shqiptari me 4 kg heroinë
Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me drogë në makinë. 32-vjeçari Edson Fejzo u vu në pranga pasi kishte fshehur 4 kg heroinë shkruajnë mediat italiane.
Fejzo u kap nga oficerët në Taranto, por në momentin që policia i dha shenjë të ndalonte, duke e ditur se çfarë rrezikonte, shtoi shpejtësinë.
32-vjeçari që drejtonte një makinë Opel Meriva u përpoq t’i shpëtonte kontrollit, duke sulmuar makinën e policisë, e më pas duke e lënë makinën dhe duke ia mbathur në këmbë.
Por nuk iku larg, pasi policia e bllokoi në kohë. Brenda makinës, nën pjesën e përparme, u gjetën tetë pako heroine për një total prej 4 kg. Pas hedhjes ne treg, droga do të kishte vlere rreth 100 mijë euro.
KOHA JONË SONDAZH

