Iu përmbys varka në Kir, gjendet i pajetë trupi i turistit çek

RPolumbarët kanë gjetur ditën e sotme trupin e pajetë të turistit cek i cili u mbyt një ditë më parë në lumin Kir. Trupi i Adem Baron u gjet rreth orës 11;15. Kërkimet për gjetjen e turistit filluan që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm. Turisti çek humbi jetën teksa ishte duke lundruar me varkë në ujërat e lumit Kir, në komunën Postribë të zonës së Dukagjinit.

I riu ka qenë së bashku me bashkëshorten duke bërë rafting, kur varka e tyre është përplasur me një shkëmb. Përplasja ka rezultuar fatale, pasi 22­vjeçari ka rënë në lumë dhe rrjedha e fortë e ka shtyrë disa metra larg. Ndërsa, gruaja e tij ka mundur të dalë dhe menjëherë ka kërkuar ndihmën e banorëve të zonës. Ngjarja është raportuar në orën 12:00 të ditës së djeshme, kur turistja çeke kishte kërkuar ndihmë duke thirrur:

Policia, policia! Haxhi Syla, banor i zonës së Postribës, bëri me dije se një grup turistësh nga Çekia ishin parë duke lëvizur me 2 fuoristrada në drejtim të fshatit Postribë dhe kishin pyetur anglisht se ku ndodhej lumi Kir.

“Unë u tregova ku ndodhej lumi, ndërsa në orën 12:00 ka ardhur një grua çeke, rreth 28 vjeçe, e cila kërkoi ndihmë. Unë nuk kuptova, ndaj thirra një banor që kuptonte anglisht për t’u marrë vesh. Aty mësova se bashkëshorti i çekes kishte humbur jetën, ndërsa ajo kishte shpëtuar. Shkuam me vrap për t’i dhënë ndihmë, por trupi i turistit nuk ishte në atë vend, pasi e kishte shtyrë rrjedha”, – tha Syla. Ndërkohë, ai pohoi se kanë njoftuar menjëherë Policinë, e cila ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes. “Kanë qenë 5 ose 6 turistë me dy fuoristrada, ndërsa kishin me vete kanoet e tyre personale”, – tha dëshmitari i ngjarjes. 

SHKARKO APP