Iu zhduk djali 27 vite më parë, e ëma ruan ende kostumin: 32 djem zgjodhën skafin për bukën e gojës

Këtë kostum, Shahije Beca, nga Maqellara e ruan me fanatizëm që nga viti 1996. Kohë kur djali i saj Fatosi, vetëm 25 vjeç, hipi në skaf për të shkuar drejt Italisë. Por nuk mbërriti kurrë. “Dy furgona me djem, 32 djem janë nisur për Vlorë për bukën e gojës dhe djali im bashkë me to. Ishin pa dokumente, telefon jo, ata kishin me vete vetëm rrobat e leckosura, kishte shumë pak plaçka të vjetra me vete”, u shpreh Shahije Beça për ”Top Story”.

Në atë mjet lundrues ishin 29 dibranë dhe 3 skafistë, për të cilët nuk dihet asgjë prej 9 marsit 1996. Familjarët nuk kanë asnjë lajm prej tyre, asnjë shenjë nëse fati i tyre përfundoi në ujrat e Otrantos apo jo. Shahije Beça, 82 vjeçe nga fshati Vojnikë, pret një përgjigje prej 27 vitesh për djalin e saj. Ajo feston në heshtje ditëlindjet e të birit të zhdukur dhe refuzon të mendojë çdo skenar tragjik.

Për atë që njihet si Tragjedia e Maqellarës, është folur pak ose aspak. Të rinjtë e moshës 18 deri në 35 vjeç, u panë për herë të fundit nga familjarët tek furgonat që i transportuan drejt Vlorës mëngjesin e 9 marsit 1996. Ata hipën atë mbrëmje në skaf dhe prej atëherë asgjë nga fati i tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?