Iu zhdukën vajzat, nëna: Kam frikë se prostituohen

Manushaqe Pirraci, nëna e dy vajzave të zhdukura disa ditë më parë në Durrës ka 10 ditë që pret me sytë nga rruga. 45-vjeçarja tregoi se dy vajzat e saj Sidorela 19 dhe Ersilda 16-vjeçe, janë larguar edhe herë të tjera por që janë kthyer në banesë disa ditë më vonë. Si nëne ajo i druhet faktit se vajzat mund të përfundojnë ne rrugë të dhunuara, apo në rrjetin e drogës e të prostitucionit.

Në familjen 6 anëtarëshe vetëm bashkëshorti punon si varrmihës, ndërsa djali më i madh i familjes iu drejtua azilit ekonomik në Francë, ku qëndroi për gati një vit, por u kthye sapo mësoi largimin e motrave.

Kryefamiljari është i dehur në të gjitha ditët e javës. Vajzat janë larguar shumë herë nga familja, me pretendimin se shkojnë nëpër festa tek shoqet, në Durrës, Tiranë apo edhe Vlorë thotë nëna. Nëna i druhet frikës se vajzat mund të bien pre e prostitucionit dhe drogës e kryesisht nga vajza e vogël.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familja nuk ka përfituar asnjëherë ndihmë ekonomike apo sociale. Varfëria këtu është ulur këmbëkryq. As gjërat më minimale nuk u plotësohen fëmijëve. Madje banesa është edhe pa portë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?