Ivi Kaso: Basha duhet të hap zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së

Ish-sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso thotë se Lulzim Basha duhet ta hapë garën për kryetar. Kaso hodhi poshtë pretendimet e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Namir Lapardhasë se ambasadorja amerikane tha se PD do vijë në pushtet. Për të ambasadorja e SHBA-së ka thënë se Amerika do të bashkëpunojë me PD, nëse vjen në pushtet.

”Zgjidhja do kishte ardhur shumë thjeshtë nëse ata që sot popullojnë zyrat e katit të dytë të PD nëse do kishin besuar ashtu si kundërthonë të demokracia dhe fuqia e votës, zgjidhja ka qenë një, që kur ka nisur krisja. Zgjidhja ka qenë një kutia e votimit, me komisone të balancuara e fleta votimi të certifikuar. Ne që për 4 vite kemi bërë pafund protesta, kemi dal me teorinë që unë jam votuar brenda pak muajsh dhe nuk mund të bëjmë zgjedhje. Prandaj u detyruan demokratët ta merrnin vetë fatin në dorë”.

Sipas Kasos, lufta në PD nuk ka ardhur nga përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar, por përjashtimi ishte një indicie që nxiti anëtarët të revoltoheshin ndaj pakënaqësive që janë krijuar në këto 8 vite në PD.

SHKARKO APP