Ivi Kaso: Kur një politikan të prangoset, nis funksionimi i Reformës në Drejtësi

Sekretari për zgjedhjet i PD-së, Ivi Kaso, thotë se nëse Reforma në Drejtësi do të funksiononte siç duhet, atëherë do të ishin vënë në pranga politikanë dhe zyrtarë të lartë për korrupsion. ”Dita kur një zyrtar i lartë ose politikan do të vihej në pranga për vepra korruptive, nuk do të ishte përfundimi me sukses i Reformës në Drejtësi, por vetëm dita e parë e funksionimit normal të saj”, u shpreh Kaso për ”EuroNews Albania”.

Nga ana tjetër, Ivi Kaso thekson se për shkak të përdorimit të të gjithë instrumenteve të pushtetit nga ana e qeverisë aktuale, sistemi i drejtësisë duhet të jetë nën lupën e shqyrtimit të drejtësisë së re dhe kjo gjë, sipas tij do të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur edhe do të fillojnë të gjykohen penalisht zyrtarët e lartë.

”I kanë bërë rregullat siç kanë dashur vetë, kanë përzgjedhur kë kanë dashur vetë. Gjykimi penal do të ndodhë veç kur drejtësia të çlirohet nga influenca politike dhe kjo ka për të ndodhur vetëm pas zgjedhjeve të 25 prillit”.

SHKARKO APP